Sot është paralajmëruar një protestë nga serbët në veri të Kosovës, e cila do të zhvillohet në orën 11:00 në sheshin Car Lazar.
Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka deklaruar se protesta pritet të jetë e qetë dhe do të sigurohet nga një numër i mjaftueshëm policësh.
Arsyet e protestës lidhen me “gjendjen e rëndë të serbëve në Kosovë.” Këto zhvillime vijnë pas deklaratave të presidentit serb Vuçiç dhe reagimeve të kryeministrit të Kosovës, Kurti, për situatën e tensionuar në rajon.