-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raste të Ethet e Nilit në Fier, situata nën kontroll

Kryesoret

Në Fier janë regjistruar disa raste të “Ethet e Nilit” që nga fundi i korrikut. Sipas mjekes epidemiologe Anila Moci, të prekurit janë paraqitur në Spitalin Rajonal Fier dhe, pasi kanë rezultuar pozitivë, janë dërguar për trajtim të specializuar në QSUT. Të prekurit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa dy raste të tjera janë ende në pritje të rezultateve për diagnozën e saktë.

Për të përballuar situatën, janë marrë masa për dezinsektimin e vatrave të nxehta dhe të vijës bregdetare në bashkëpunim me pushtetin lokal. Moci ka theksuar se “Ethet e Nilit” transmetohen nga pickimi i mushkonjave dhe ndikojnë në sistemin nervor, duke kërkuar që edhe në shtëpi të merren masa parandaluese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit