Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka mbrojtur hapjen e urës së Ibrit, duke e quajtur një çështje të mbyllur që nuk duhet të shkaktojë tensione në rajon.
Ai shtoi se procesi duhet të jetë transparent dhe të përmbushë të drejtën e lirë të lëvizjes për të gjithë qytetarët.
“Kjo çështje është mbyllur më 2016, nuk është çështje e dialogut fare, është çështje e të drejtës për t’u hapur dhe është çështje e vendimit që është publik”, tha Sveçla.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës përgatitet për hapjen e plotë të urës, duke adresuar çështjet teknike dhe sigurinë për të gjithë banorët e rajonit.









