-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ja kush është shqiptari nga Maqedonia që planifikonte sulmin në koncertin e Taylor Swift

Kryesoret

Policia austriake ka zbuluar identitetin e 19-vjeçarit nga Maqedonia, i cili është arrestuar për planifikimin e një sulmi të mundshëm terrorizëm në një koncert të Taylor Swift në Vjenë. Burime zyrtare nga Policia e Vjenës bënë të ditur se i arrestuari quhet Beran A., ndërsa prindërit e tij kanë prejardhje nga Maqedonia.

Gjatë një konference për shtyp, autoritetet theksuan se 19-vjeçari ishte në radikalizim dhe kishte planifikuar të kryente sulmin në stadiumin ku po mbahet koncerti i famshëm. Ai kishte gjetur mbështetje nga persona të tjerë të dyshuar dhe sipas informacioneve të policisë, ata kishin planifikuar të kryenin sulmin në ditët e ardhshme.

Në shtëpinë e tij, policia gjeti një sërë armësh dhe materialeve të nevojshme për të kryer aktin terrorizëm, përfshirë hanxharë, thika, detonatorë dhe kabllo ndezës. Po ashtu u sekuestruan 21 mijë euro të falsifikuara. Planifikimi i tij përfshinte një skenar të rrezikshëm ku ai synonte të shkaktonte dëme të mëdha duke shpërndarë panik dhe frikë në mesin e të pranishmëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike, Franz Ruf, në një deklaratë për shtyp, konfirmoi arrestimin e dy personave të tjerë në lidhje me këtë rast dhe tha se autoritetet po vazhdojnë hetimet për të siguruar se nuk ka më persona të përfshirë në planifikimin e sulmit.

Konferencën për shtyp e përcollën ministri i Brendshëm dhe kreu i Drejtorisë së Sigurisë Shtetërore dhe Inteligjencës, duke theksuar se autoritetet janë në gjendje të lartë gatishmërie për të parandaluar aktet terroriste në vend. Çështja është në vazhdim të hetimit, dhe pritet që organet e drejtësisë të ndjekin me seriozitet çështjen për të siguruar që drejtësia të bëhet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit