Në Sarandë, një 28-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke shitur kanabis.
Gjithashtu, janë arrestuar dhe dy shtetas grekë, 22-vjeçarë, që dyshohet se e kishin blerë drogën nga 28-vjeçari. Gjatë operacionit “Parts 23,” të kryer nga policia, janë sekuestruar dhjetëra doza kanabisi.
Sipas hetimeve, 28-vjeçari shpërndante kanabisin në doza për shitje në qytet.