Një 21-vjeçar në Pogradec është arrestuar nga policia për akuzën e dhunës ndaj babait të tij.
Personi me inicialet A. H., banues në fshatin Dunicë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij. Policia e Pogradec ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke e arrestuar të riun në flagrancë.
Materialet e rastit janë dorëzuar në Prokurorinë e Korçës për procedura të mëtejshme.