Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për zhvillimet më të fundit në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Pas një pune të pandërprerë, zjarret në Finiq dhe Delvinë janë shuar me sukses.
Një forcë prej 75 efektivësh të Forcave të Armatosura, e mbështetur nga helikopteri Cougar, ka arritur të kontrollojë dhe shuar flakët. Operacionet e shpëtimit përfshinë edhe përpjekjet e bashkive të Finiqit, Delvinës, Himarës, Sarandës, Konispolit dhe Dropullit, të cilat kanë kontribuar në menaxhimin e situatës në kushte të vështira dhe temperatura të larta.
Ministria e Mbrojtjes theksoi se situata vazhdon të monitorohet me kujdes për të parandaluar çdo mundësi riaktivizimi të zjarreve.
“Mirënjohje për të gjithë efektivët e përfshirë në këto operacione, që zhvillohen në kushtet e temperaturave të larta dhe në terrene të vështira”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.