Një 29-vjeçar shqiptar është ndaluar nga Policia e Shtetit të Perugias, Itali, pas një kontrolli të thelluar në automjetin e tij.
Policia vuri re lëvizje të dyshimta të makinës dhe gjatë kontrollit, zbuloi 16 kilogramë kokainë të fshehur në pjesën e poshtme të dyshemesë së bagazhit.
Pas arrestimit, u kontrollua edhe shtëpia e të riut, i cili nuk kishte precedentë penalë. Ai akuzohet për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.