Zjarri në lagjen ‘Boje’ në Krujë u riaktivizua përsëri edhe pse u fik mëngjesin e sotëm.
Dyshohet se zjarri është rivënë nga persona të pa identifikuar. Ditën e djeshme nga ana e emergjencave dhe zjarrfikëseve u gjetën në atë zonë rreth 50 vatra zjarri të qëllimshme.
Ndërkohë shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për shuarjen e flakëve.
Informon Ministria e Mbrojtjes: Shuhen zjarret në Finiq dhe Delvinë