-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Largohet legjenda, Pepe njofton mbylljen e karrierës në moshën 41-vjeçare

Kryesoret

Mbrojtësi portugez Kepler Laveran de Lima Ferreira, i njohur ndryshe si Pepe, ka njoftuar se do të mbyllë karrierën e tij profesionale në moshën 41-vjeçare.

Në një video të publikuar në Instagram, Pepe shprehu mirënjohjen e tij për të gjitha klubet ku ka luajtur, për kombëtaren dhe për familjen e tij. “Do të doja t’i falënderoja të gjithë. Nuk mund të mos falënderoj të gjithë presidentët që besuan tek unë, punonjësit e të gjitha klubeve ku kam qenë dhe të gjithë ata që ishin në sfond. Ju falënderoj shumë të gjithëve,” tha Pepe.

Gjatë karrierës së tij, Pepe ka fituar 27 trofe klubesh, përfshirë tri Liga të Kampionëve me Real Madridin. Ai ka bërë 141 paraqitje për kombëtaren portugeze dhe ka fituar titullin evropian në vitin 2016 në Francë. Ndeshja e tij e fundit ishte në EURO 2024, ku Portugalia u eliminua nga Franca në çerekfinale, duke bërë që Pepe të ishte lojtari më i vjetër që u paraqit në një turne final të Evropianit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit