-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta në Bujanoc/ Deputeti shqiptar në Serbi: Policia serbe presion ndaj qytetarëve

Kryesoret

Deputeti shqiptar i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se në prag të protestës që do të mbahet në sheshin e Bujanocit të hënën në orën 11:00 po përballen me val presioni dhe intimidimi nga policia dhe organet ligjzbatuese.

“Një qytetarë është arrestuar për shkak të një komenti lidhur me protestën e paralajmëruar, në profilin e facebookut të portalit lokal “Bujanovaçke” për vepër penale ‘nxitje të urrejtjes ndërnacionale’. Rasti i është dorëzuar prokurorisë në Vranjë. Padyshim nuk duhet shprehur mirëkuptim për nxitjen e dhunës apo urrejtjes, sidomos kur kjo ndodh në një komunë multietnike, siç është Bujanoci, ku edhe ashtu raportet janë të ndërlikuara”, shkruan Kamberi.

Ai shprehet se politika zyrtare në serbi po tenton me masa represive të tërheqë vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe të jashtëm nga protesta legale e legjitime.

“Pra, kjo është një përpjekje e hapur për të frenuar reagimin popullor dhe për të heshtur zërin e shqiptarëve. Për të shpërqëndruar vëmendjen dhe për të demonizuar edhe protestën edhe kërkesat tona legjitime, të cilat, Serbia i ka pranuar formalisht me nënshkrimin e tre marrëveshjeve me përfaqësuesit shqiptarë (2001, 2009 dhe 2013)
Pavarësisht këtyre tentativave për frikësim, ne do të jemi të vendosur dhe të palëkundur në përpjekjet tona për të drejta, për barazi e për liri”, shkruan deputeti shqiptar Kamberi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit