Mesditën e sotme një autobot ka shpërthyer në autostradën Tiranë-Durrës.
Shpërthimi ka ndodhur teksa po furnizohej në pikë karburanti “Gega Oil” dhe si pasojë ka mbetur i lënduar shoferi i autobotit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.