Muzeu i Forcave të Armatosura ka mikpritur 16 mijë vizitorë që prej hapjes së tij në dhjetor të kaluar.
I vendosur pak kilometra nga qendra e Tiranës, muzeu është një hapësirë e dedikuar për ruajtjen dhe promovimin e historisë dhe koleksioneve të ushtrisë shqiptare, duke u bërë një destinacion turistik për vizitorët vendas dhe të huaj.
Ai është gjithashtu një pikë referimi për koleksionistët e apasionuar pas armatimeve dhe pajisjeve ushtarake. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në fokus është shtimi i mëtejshëm i koleksioneve dhe organizimi i aktiviteteve të ndryshme për të gjitha grupmoshat.