-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama nuk ka zgjedhje, por vetëm mandate të vjedhura

Kryesoret

Në fjalën e tij përpara protestuesve, kreu i PD, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës së vërtetë të bashkohen në luftën për të vërtetën.

Ai akuzoi Edi Ramën për vjedhje mandate dhe për transformimin e politikës në një skenë të kontrolluar nga “xhelatë dhe armiq të lirisë”.

Ftoj qytetarët shqiptarë, ftoj të gjithë spektrin politik të vërtetë opozitar të dalë në sheshin e burrave, në sheshin e luftëtarëve.

Të mos mashtrojmë shqiptarët, por tu themi të vërtetën, se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka.

Se me Edi Ramën ka vetëm mandate të vjedhura.

Se me Edi Ramën ka vetëm Kristaq Rama, ka vetëm xhelatë, ka vetëm armiq të egër të lirisë së shqiptarëve.

Ndaj dhe duke e nderuar sonte këtë martir të pavdekshëm të fjalës së lirë, mendimit të lirë, le të zotohemi ne për betejë të pandalshme, betejë të pandalshme gjer në krijimin e qeverisë teknike, zgjedhje të lira, pushtetin me votën e shqiptarëve, fitoren e opozitës, fitoren e demokracisë.

Rikthimin e demokracisë në Shqipëri.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!” tha Berisha në fjalimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit