Në qytetin e Pogradecit, një person është gjetur i lënduar dhe i shtrirë në rrugë në zonën e quajtur Agjencia, në lagjen numër 2.
Aktualisht policia është në vendngjarje për të hetuar rrethanat e incidentit.
Nuk dihet ende nëse personi është rrezuar apo është përplasur nga ndonjë automjet. Ai është transportuar në urgjencë për trajtim mjekësor.