Një ngjarje aksidentale e rëndë ndodhi në fshatin Pirg të bashkisë Maliq, ku një 59-vjeçar është dëmtuar rëndë gjatë prerjes së druve.
Gjatë punës me sharrë, një dru ka goditur në bark të dëmtuarin, duke i shkaktuar hemorragji të brendshme.
Ai është transportuar në Spitalin e Korçës dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.