Shqipëria ka ndaluar importin e deleve dhe dhive nga Greqia pas shpërthimit të murtajës së bagëtive të imta në këtë vend.
Autoritetet shqiptare do të forcojnë kontrollet në pikat kufitare dhe në brezin kufitar me Greqinë për të parandaluar hyrjen e paligjshme të bagëtive dhe për të mbrojtur ekonominë blegtorale të vendit.
Shërbimi veterinar shqiptar ka njoftuar gjithashtu ndalimin e importit nga Rumania, ku janë shënuar raste të ngjashme.
Murtaja e bagëtive të imta, e cila nuk është e rrezikshme për njerëzit, shkakton dëm të konsiderueshëm në sektorin e blegtorisë dhe përhapet shpejt ndërmjet bagëtive.