Një sondazh i fundit i organizuar nga The New York Times në bashkëpunim me Siena College tregon se kandidatja demokrate Kamala Harris kryeson në tri shtetet kyçe për zgjedhjet presidenciale amerikane: Pensilvani, Michigan dhe Wisconsin.
Në secilin nga këto shtete, Harris ka mbështetje prej 50% të votuesve, ndërsa Donald Trump, kandidati republikan, ka 46%.
Sondazhi reflekton një avantazh të dukshëm për Harris në këto zona të rëndësishme elektorale.