-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau babanë pasi i kanosi nënën, zbardhet dëshmia e Klementin Islamajt

Kryesoret

Disa ditë parë 41-vjeçari Klementin Islamaj u arrestua pasi dyshohet se ka vrarë babin e tij 69-vjeçarin Hysen Islamaj.

69-vjeçari gjatë një konflikti kanosi me sopatë bashkëshorten e tij 66-vjeçaren Shano Islamaj.

Ndërkohë është zbardhur dëshmia e plotë e Klementin Islamaj. Ai ka shprehur se shoku i tij i kishte thënë që nga shtëpia e tij po vinin zhurma dhe menjëherë ka marr motorin dhe është nisur.

“Porta kryesore e banesës ishte plotësisht e hapur, siç e lëmë gjithmonë, ndërkohë në korridorin e banesës shikoj mamanë të shtrirë përdhe, me fytyrë nga sipër dhe shpinë nga pllakat, me këmbët nga ana e kësaj porte. Në pjesën e dyshemesë ku ndodhej dhe trupi i nënës time ishte me shumë gjak. Në këtë moment kam parë se në korridor nga kuzhina e banesës erdhi babai im Hysen Islamaj ku, në dorën e djathtë mbante një gotë qelqi të tejdukshëm dhe sapo u ndodh përballë meje, unë i fola, duke i thënë “se çfarë kishte bërë” dhe ai mu përgjigj: “Se çfarë desha e bëra, tani e keni radhën ju” dhe menjëherë pas këtyre fjalëve, më ka goditur me gotën që mbante në dorë në pjesën e fytyrës dhe hundës, por pa e lëshuar gotën nga dora. Në këtë moment, duke mos parë dhe fëmijët aty, jam trembur se dhe fëmijëve mund t’u kishte ndodhur e njëjta gjë”,thuhet në dëshminë e 41-vjeçarit.

Më pas ai ka dëshmuar që e ka qëlluar babanë me grushta dhe shkelma por nuk ka përdorur asnjë lloj sendi.

“E kam qëlluar me grushta dhe shkelma babain, por nuk kam përdorur asnjë lloj sendi kur kam goditur babain. Pashë që babai është rrëzuar dhe kishte akoma shenja jete; në moment jam kthjelluar disi ku jam bërë pishman për goditjet e mija ku i kam dhënë dhe ndihmë për ta kthyer trupin me shpinë nga toka duke qenë se ai, kur u rrëzua, ra me brinjë gati përmbys. Pas kësaj, kam shkuar brenda në shtëpi për të parë nëse nëna ime ishte në jetë apo jo. Kur u afrova tek trupi i nënës, pashë që ajo po jepte frymën e fundit dhe një moment nuk reagoi më. Menjëherë pas kësaj, kam dalë në oborrin e banesës dhe kam thirrur me zë të lartë për njoftimin e ambulancës”, thuhet në dëshmi.

I dyshuar për vrasjen e babait, Gjykata e lë në burg Klementin Islamajn

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit