-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Orban lehtëson hyrjen për rusët, Polonia paralajmëron dëbimin e Hungarisë nga Shengen

Kryesoret

Kryeministri polak Donald Tusk ka paralajmëruar kundër mundësisë së dëbimit të Hungarisë nga Zona Shengen pas vendimit të Budapestit për të lehtësuar rregullat e hyrjes për shtetasit rusë dhe bjellorusë.

Muajin e kaluar, Hungaria zgjati regjimin e veçantë të vizave që u lejon të huajve të punojnë në vend për deri në dy vjet dhe të aplikojnë për qëndrim të përhershëm. Ky hap ka shqetësuar disa liderë evropianë, përfshirë Kryetarin e Partisë Popullore Evropiane Manfred Weber, që e ka kritikuar për mundësinë e lehtësimit të hyrjes për “spiunët rusë.”

Një grup prej 67 deputetësh të Parlamentit Evropian ka kërkuar ndëshkime për Hungarinë, duke përfshirë vendosjen e kontrolleve kufitare dhe përjashtimin e saj nga Zona Shengen.

Megjithatë, Tusk ka thënë se masat drastike nuk janë të këshillueshme dhe paralajmëroi se përjashtimi nga Zona Shengen mund të çojë në përjashtim nga BE-ja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit