Në një intervistë për CBS, presidenti Joe Biden njoftoi se vendimi për tërheqjen nga gara presidenciale erdhi si rezultat i presionit nga partia e tij, që e shqetësonte për ndikimin në fushatë.
Ai theksoi se Donald Trump përbën një rrezik të madh për sigurinë amerikane dhe se prioriteti mbetet mposhtja e tij. Biden shtoi se nuk ka probleme serioze me shëndetin e tij, por se qëndrimi në garë mund të kishte shkaktuar shpërqëndrim të thellë në radhët e demokratëve.