-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti: Sipërmarrësit dhe profesionistët e lirë meritojnë trajtim të barabartë para ligjit

Kryesoret

Dorjan Teliti, Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike, ka denoncuar moskthimin e kësteve të paguara nga profesionistët e lirë, duke e cilësuar këtë si një shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli antikushtetues taksimin e qeverisë Rama.

Ai ka theksuar se qeveria nuk është duke zbatuar vendimin e Gjykatës dhe ka kritikuar se profesionistët e lirë po ndodhen në një situatë të padrejtë.

“Fakt 1: Nën presion të përditshëm të organeve tatimore, 30 mijë profesionistë të lirë u detyruan të paguanin këstet e këtij taksimi.

Fakt 2: Një ditë ti vonosh pagesat e detyrimeve tatimore, menjëherë hyjnë në fuqi kamatvonesat.
Po kur qeveria nuk të rikthen taksën që të ka marrë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, cfarë ndodh?
Kush e mban përgjegjësinë për moszbatimin e vendimit të GjK-së?

A do të aplikohen kamatvonesa për mos kthimin në kohë në xhepin e profesionistëve të lirë të miliona e miliona eurove të vjela padrejtësisht pak muaj më parë?

Morali i fabulës së qeverisë: “bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë”.

Shqipëria, sipërmarrja dhe profesionistët e lirë meritojnë drejtësi dhe trajtim të njëjtë para ligjit, ndaj ndryshimi është sot domosdoshmëri kombëtare!“, shkruan Teliti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit