Në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt, mijëra njerëz ishin mbledhur për të marrë pjesë në varrimin e Faton Hajrizit.
Kolona të mëdha udhëtojnë në drejtim të vendlindjes së tij, ndërsa prindërit e Hajrizit po e përcjellin për në banesën e fundit.
Hajrizi, që u arratis nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë dhe u vra në kufirin mes Serbisë dhe Bosnjës nga forcat policore serbe, ka qenë në qendër të vëmendjes për disa javë.