Një skemë mashtrimi e sofistikuar e kryer nga disa shtetas gjeorgjianë është zbuluar në Shqipëri, duke rezultuar në arrestimin e njërit prej tyre.
Duke përdorur prerje prej 500 eurosh dhe gazeta të mbështjella në formën e kartëmonedhave, grupi arriti të vjedhë shuma të mëdha parash nga pikat e shkëmbimit valutor.
Mashtrimi konsistonte në marrjen e parave të vërteta, fshehjen e tyre dhe më pas dorëzimin e një zarfi që përmbante vetëm dy kartëmonedha reale, ndërsa pjesa tjetër e zarfit përmbante prerje gazete.
Rasti më i fundit ndodhi në Shkodër, ku u vodhën 140,000 euro, por janë raportuar incidente të ngjashme edhe në Tiranë dhe Elbasan.