Një vatër zjarri ka shpërthyer në Parkun Kombëtar të Tomorit, duke u përhapur me shpejtësi në pyllin e pisheve.
Zjarri, i dyshuar të ketë qenë i qëllimshëm, është ndihmuar nga era dhe temperaturat e larta. Forcat zjarrfikëse nga Skrapari, Berati dhe Poliçani janë angazhuar për shuarjen e tij, por terreni i vështirë e ka bërë të pamundur përdorimin e mjeteve të specializuara, duke kërkuar përdorimin e mjeteve rrethanore dhe pompa uji shpine.
Banorët e zonës janë bashkuar në përpjekjet për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.