Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar këtë të mërkurë me homologun e tij kroat, Ivan Anusiç, në Zagreb të Kroacisë.
Postimi i Nufit
Një bisedë shumë e frytshme me homologun kroat Ivan Anušić ku forcuam edhe më tej miqësinë tonë si aleatë në NATO. 🤝
Diskutuam tema me interes të përbashkët që lidhen me paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore, si dhe mundësitë konkrete për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. 🛡️
Deklarata trepalëshe ka si qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.
Në këtë frymë, paqja mbetet themeli i çdo angazhimi tonë. Shqipëria luan dhe do të vijojë të luajë një rol aktiv në ruajtjen e stabilitetit rajonal, duke forcuar marrëdhëniet me aleatët dhe duke thelluar koordinimin me Brukseli, në funksion të një rajoni më të sigurt dhe një të ardhmeje të përbashkët euro-atlantike.









