-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha për vrasjen në Pogradec: Narkoshteti mbulon krimet e Rilindjes

Kryesoret

Në një deklaratë për shtyp, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Policinë e Shtetit për përpjekje për të fshehur vrasjen e një qytetari në Pogradec.

Sipas Berishës, vrasësi ishte i lidhur me një zyrtar të mazhorancës socialiste dhe kjo ka ndikuar në përpjekjet e policisë për të mbuluar krimin.

Ai shprehu ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe lavdëroi reagimin e gazetarëve dhe qytetarëve të Pogradecit për ndihmën në zbardhjen e ngjarjes.

“Dje, një babai me dy fëmijë, një njeriu të ndershëm i morën jetën në mesditë në Pogradec. Por për së dyti atë e vrau policia e narkoshtetit, e cila në një ngjashmëri me Klodian Rashën, bëri gjithçka të fshihte vrasjen makabre të një qytetari, të një babai, vetëm e vetëm se vrasësi ishte i sojit të krimit, i sojit të Rilindjes.

Dhe policia lëshonte komunikatë, përdhoste të vdekurin, viktimën. Policia në një akt ndër më kriminalët, për të mbrojtur xhelatin, vrasësin fshihte shkakun e vdekjes.
Shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Shpreh respektin tim për reagimin e menjëhershëm të gazetarëve të Pogradecit dhe qytetarëve të atij qyteti të mrekullueshëm, pa të cilët të vërtetën e vrasjes së një njeriu të pafajshëm nga vrasësi rilindas dhe policia e Rilindjes do ta merrte varri”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit