Antonela Berisha është shfaqur për herë të parë në publik pas pretendimeve se ka porositur një person për të dhunuar fizikisht 24-vjeçaren Klea Prenga.
Edhe pse ishte raportuar se ishte në kërkim nga policia, Berisha ka qëndruar e lirë dhe e pa shqetësuar.
Ajo ka postuar disa foto në llogarinë e saj të biznesit në Instagram, ku reklamonte koleksionin e ri të veshjeve, duke vazhduar aktivitetet e saj si të mos kishte ndodhur asgjë.










