Policia Rrugore ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi dyshohet se ka përplasur me makinë një këmbësor në zonën e “Qafë-Kasharit” në Tiranë.
Aksidenti ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa 65-vjeçari i dëmtuari, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spital si pasojë e plagëve të marra.
Materialet procedurale iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore lidhur me ngjarjen.









