-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha shkel masën e arrestit shtëpiak/ Pret në shtëpi personalitete nga Kosova

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, që ndodhet në arrest shtëpiak në lidhje me aferën Partizani, ka shkelur sërish masën e sigurisë duke pritur në banesën e tij në Tiranë ish-ambasadorin e Shqipërisë në Londër, Mal Berisha, dhe disa personalitete të jetës akademike nga Kosova.

Ky takim, i cili nuk është publikuar nga Berisha vetë, u zbulua nga një postim në Facebook të ish-ambasadorit Mal Berisha.

Në postim, ai e lavdëron ish-kryeministrin për kontributin e tij në çështjet shqiptare dhe përpjekjet për ndihmën ndaj Kosovës.

Kjo shkelje e masës së sigurisë është e fundit në një seri veprimesh që përfshijnë takime të tjera të ndaluara në kuadër të arrestit shtëpiak të Berishës, i cili është në fuqi që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

Sipas kushteve të arrestit, Berisha nuk lejohet të takohet me individë të tjerë përveç familjarëve të tij. Grupi hetimor po monitoron situatën dhe është duke shqyrtuar pasoja të mundshme për këtë shkelje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit