Ngjarja e rëndë e vrasjes së 42-vjeçarit Eglantin Proga në Pogradec ka ngjallur dyshime të forta për manipulimin e pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë.
Pas incidentit, kur Proga u gjet i shtrirë në tokë në gjendje të rëndë, policia vendosi shiritat e skenës së krimit, por më pas i hoqi ato shumë shpejt. Kjo është e dokumentuar nga pamjet e kamerave të rrugës.
Kur Proga ndërroi jetë në spital, policia rivendosi shiritat e skenës së krimit, duke sugjeruar se fillimisht ishte lënë hapësirë për manipulime. DVR-i i kamerës së sigurisë, i sekuestruar nga policia, nuk ka regjistruar asgjë për ngjarjen, duke ngritur dyshime për mundësinë e ndërhyrjeve.
Hetimi fillestar nuk ka ofruar pamje të qarta të autorit, por informacioni është mbledhur nga intervistat me personat që ishin në lokal gjatë ngjarjes. Një nga dëshmitarët ka pranuar përfshirjen dhe ka ndihmuar në identifikimin e autorit. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar të gjitha detajet e ngjarjes.