-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mashtrimi i “Let’s Talk Together about US 24”, Apeli lë në burg 20-vjeçarin

Kryesoret

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 20-vjeçarin Ermes Hoxhalli, i akuzuar për “Falsifikim kompjuterik” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Hoxhalli, i cili është nga Devolli, dyshohet se ka organizuar një skemë mashtrimi me projektet “Let’s Talk Together about US 23” dhe “Let’s Talk Together about US 24”, duke premtuar udhëtime falas në SHBA për nxënës dhe mësues.

Ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur masën “arrest në burg”, Hoxhalli kishte apeluar për ndryshimin në “arrest në shtëpi”. Megjithatë, apeli e ka refuzuar kërkesën dhe ka miratuar vendimin e shkallës së parë.

Arrestimi i Hoxhallit ka ndodhur më 23 korrik pas një hetimi gjashtëmujor të udhëhequr nga Policisë së Shtetit, Ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Hetimet zbuluan se ai kishte krijuar një identitet të rremë dhe kishte mashtruar institucione arsimore në Shqipëri. Qindra studentë dhe mësues kishin rënë pre e kësaj skeme.

‘Udhëtime falas në Amerikë’! 20-vjeçari futi në kurth qindra studentë dhe mësues

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit