Tritan Shehu me anë të një postimi në rrjetin e tij social shprehet se shuma e paguar për të nxjerrë lëndën tokstike nga Durrësi është e madhe.
“100 konteniere pa “zot”, sikur te ishin nje gjelpere ne kashte! 100 kontenjere me mbetje toksike dalin me dy anije nga Porti i Durresit… Dhe asnje nuk i del per zot, asnje nuk ka pare asgje, nuk ka degjuar asgje.. Askush nuk ka futur lenden toksike ne kontenier, askush nuk i ka depozituar ata, askush nuk ka ngarkuar kontenieret ne anijet… Askush nuk ka kontrolluar a verifikuar mallin sic jane rregullat”, shkruan Shehu.
Ai thotë që kjo nuk bëhet pa dijeninë dhe përfshirjen e autoriteteve të larta shtetërore.
“Trafik ky qe te jeni te bindur se nuk eshte sporadik, sigurisht eshte pjese e nje linje te tille nderkombetare mafioze me “eksperience” e CV te gjate. Te gjitha institucionet e hetimit duhet te ndjekin kete krim ne bashkepunim me ato nderkombetare. Drejtuesit e institucioneve pergjegjese ne port e me gjere duhet te vendosen nen hetim.
Ministri i linjes, transporteve, duhet te jape doreheqjen!”, shprehet Shehu.