-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Forcimi i lekut nuk po ndihmon shqiptarët, po përfitojnë monopolet

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin mbi forcimin e lekut, duke e cilësuar euro në nivelin më të ulët ndonjëherë ndaj lekut.

Ajo argumenton se kjo situatë nuk ka përmirësuar fuqinë blerëse të qytetarëve shqiptarë, që ndodhen më të varfër në krahasim me rajonin për shkak të çmimeve të larta dhe pagave të ulëta.

Tabaku thekson se ndonëse një lek më i fortë ndoshta duket si një shenjë e forcës ekonomike, kjo ka rritur kostot e importit dhe ka përfituar vetëm monopole të ndryshme, përfshirë ato të importit dhe ndërtimit.

Atëherë kush përfiton nga zhvlerësimi euros? Monopolet e importit, ato të grosistëve të mëdhenj, të parasë së pisët informale dhe të një sektori që përditë e më shumë futet në zonën e riskut të kuq; ndërtimi.

Pra, përfitojnë ata të dyshuarit e përhershëm që duan këtë moçal ekonomik dhe sistem të korruptuar të qëndrojë përjetësisht në kurrizin e çdo shqiptari të ndershëm që punon, të shtresës së mesme dhe të bujqve. Prandaj ata nuk e duan qarkullimin duke preferuar stanjacionin”, shkruan Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit