Një person është plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër pas një konflikti të përgjakshëm.
Ngjarja ndodhi në rrugën e Prekalit në Postribë, ku të shtëna me armë rezultuan në lëndimin e një personi.
Raportohet se autoritetet kanë kapur autorin e plagosjes, i cili qëlloi me armë zjarri.
Policia gjendet në vendngjarje dhe është duke hetuar për të zbardhur motivet e ngjarjes.