Një zjarr ka përfshirë tokat bujqësore në fshatin Syzes, në bashkinë Dimal, për shkak të pakujdesisë së fermerëve që po djegnin mbeturinat.
Flakët u përhapën shpejt për shkak të erës dhe temperaturave të larta, duke kërcënuar serat e zonës.
Në ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit, janë dërguar 2 mjete zjarrëfikëse dhe 8 efektivë nga Berati.
Zjarri është lokalizuar dhe po punohet për shuarjen e tij, ndërsa rreziku i përhapjes drejt serave është shmangur.