-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha bën thirrje rretheve të veriut: Ngrihuni dhe luftoni për Thumanën

Kryesoret

Në një fjalim për mbështetësit e tij në ‘Rrugën e Shpresës’, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një thirrje për banorët e veriut të Shqipërisë, duke i inkurajuar ata të protestojnë kundër masave që i quan diskriminuese dhe antikushtetuese të qeverisë.

Berisha ka përshëndetur qëndresën e banorëve të Thumanës, Fushë Krujës dhe Krujës ndaj ndëshkimeve që sipas tij janë të padrejta dhe të dëmshme për ata.

Të ndëshkosh me rrugë qytetarët e një zone, t’ua falimentosh atyre biznesin, t’ua nxisësh ditën e tregut, t’u bllokosh atyre turizmin është një ndëshkim që nuk ua ka bërë asnjë pushtim, asnjë regjim.

“Ndaj dhe unë u bëj thirrje të gjitha rretheve të veriut, në Thumanë është beteja juaj.
Në Thumanë luftohet për çdo banor nga Fushë Kruja në Vermosh dhe Valbonë.

Në Thumanë luftohet kundër arbitraritetit të një qeverie që përçmon, që shkelmon mbi ta.
Në Thumanë luftohet kundër një diskriminimi të tmerrshëm që u bëhet banorëve më të varfër të Shqipërisë me një taksë të re për të ardhur në kryeqytetin e tyre.

U bëj thirrje ngrihuni, mos pranoni poshtërimin, mos pranoni ndëshkimin.
I jipni këtij pushtuesi atë që i keni dhënë çdo pushtuesi në kohëra.

Asgjë nuk mund të mposhtë kauzën e drejtë të qytetarëve të Krujës, kauzën e drejtë të qytetarëve të të gjitha qarqeve të veriut.”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit