Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se Turqia do të rrisë presionin ndaj Izraelit dhe do të mbështesë kauzën palestineze.
Në një deklaratë, ai kritikoi ashpër luftën e Izraelit në Gaza dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ndihmë humanitare për palestinezët.
Erdogan ka ftuar presidentin palestinez, Mahmud Abbas, të flasë në parlamentin turk, duke theksuar angazhimin e Turqisë në mbështetje të palestinezëve.
“Ne do të tregojmë se zoti Abbas ka të drejtë të flasë në parlamentin tonë ashtu si Netanyahu ka të drejtën të flasë në Kongresin e SHBA,” u tha Erdogan anëtarëve të Partisë së tij në pushtet AK të mërkurën përpara se të takohej me Abbasin.