Ditën e sotme u arrestuan dy eksponentët e krimit të organizuar Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Ata akuzohen për atentatin e ish prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.
Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku tha se janë ekstraduar sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe janë nisur nga Rinasi për në dhomat e policisë së Tiranës.
Rrumbullaku: Arrestohen në Dubai Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj