Kryeministri Edi Rama ka planifikuar mbledhjen e kabinetit qeveritar më 28-29 gusht për të hapur sesionin e ri parlamentar.
Ministrat janë njoftuar të përgatisin analizat e punës dhe objektivat e dikastereve të tyre.
Ende nuk është konfirmuar vendi i saktë i takimit, por Himara mund të jetë një nga destinacionet e mundshme, ndoshta për të shënuar fitoren e 4 Gushtit.