Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u shpreh se policia e shtetit është partneri më i rëndësishëm me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar.
Ai tha se sot në Dubai është arrestuar Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.
“Në një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, unë mund të bëj me dije se në kuadrin e informacione e operacioneve të fshehta policore, policia e shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj”, tha Rrumbullaku.
Gjithashtu ai u shpreh se ata janë nisur nga Rinasi për në dhomat e policisë së Tiranës.
“Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, operacion të fshehta policore. Ndodhen në drejtorinë e policisë së Tiranës. Janë nisur nga Rinasi për në dhomat e policisë së Tiranës. Janë nisur nga Emiratet e bashkuara Arabe. Në një nga vendet partnere është arrestuar Fabio Ballabani, pjesë e një grupi kriminal”, tha Rrumbullaku.
Ndërsa në lidhje me lirimin nga qelia të Durim Bamit, ai tha se nuk është liruar por është ndryshuar masa e sigurisë.