-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëshmia e Denis Meçes për vrasjen në Pogradec: Ishte i dehur dhe vetëm shante

Kryesoret

Denis Meçe, i dyshuar për vrasjen e Eglantin Progës në Pogradec, ka dhënë një dëshmi të detajuar në lidhje me ngjarjen.

Në deklaratën e tij, Meçe ka theksuar se të dy, ai dhe viktima, ishin në gjendje të dehur gjatë incidentit që ndodhi pasditen e së shtunës.

Ditën e djeshme, rreth orës 15:30, nuk e mbaj mend mirë orën, kam qenë në Pogradec dhe kam folur në telefon me shtetasin Klodi G., për t’i takuar dhe ai më tha thënë’ hajde në X lokal. Kam shkuar atje dhe ai ishte ulur te një tavolinë jashtë me një burrë të moshuar, por ai më pas iku. Më pas në tavolinë ka ardhur dhe një taksixhi. Atje kemi biseduar për marrëdhënie pune për pasagjerë nga shteti gjerman dhe po pinim birra. Gjatë kohës që ishim ulur atje, pas 3 orësh, vjen ky djali.

Emrin nuk ia dija, por e njohja si fytyrë (Eglantin Proga). Ai na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal. Në një moment mua më kanë mbaruar cigaret dhe kam hyrë brenda dhe i kam thënë pronarit të lokalit për cigare. Atje ky djali më ka thënë; ja se ta dredh unë një dhe për respekt ia mora. Unë kam marrë cigaren dhe sa kam kthyer kurrizin ky më shau duke më thanë; “të q…racën”. Unë nuk ja kam vënë veshin dhe kam dalë jashtë dhe jam ulur te tavolina ime. Më pas ai ka vazhduar të shante në drejtimin tim me të njëjtën sharje. Ofendoi dhe Klodin duke e thirrur në emrin e të ëmës, por edhe ai nuk ia vuri veshin. Duke qenë se kjo situatë vazhdoi, kam hyrë brenda dhe i kam thënë; hajde pak jashtë të flasim. Ai më tha; “po hajde se çfarë do më bësh, do më hash k…”.

Dolëm jashtë. Unë kam dashur që t’i fus një shpullë ta qetësoja, por sa i jam afruar kam ngritur dorën, ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hiç dhe pasi jam frikësuar nga situata, jam larguar. Dua të them se unë kisha gjithë ditën që konsumoja alkool dhe mesa pashë dhe ai ishte i dehur. Rrugës për në fshatin Buçimas kam ndaluar makinën time në krah të rrugës dhe kam fjetur pasi isha i dehur. Kur më ka dalë gjumi, mora në telefon avokatin duke i thënë se çfarë kishte ndodhur pasi kisha merak dhe ai më tha që personi i dëmtuar kishte ndërruar jetë.

Në këtë moment i kam thënë avokatit; eja më merr dhe më shoqëro për në komisariat, sepse dua të jap deklarimet time. Dua të theksoj se nuk kam pasur konflikte me personin e dëmtuar, as nuk kam pasur njohje me të. Nuk kam pasur konflikte me personin e dëmtuar dhe nuk kam pasur njohje me të. Kam dashur që ti tërheq vëmendje, por ai ishte i në gjendje aq të dehur sa me zor i mbanin këmbët. Unë isha shumë i dehur, nuk e di se si u rrëzua. Ndihem i penduar edhe pse kam qenë në gjendje të dehur.

I kërkoj falje familjes dhe kërkoj që të zbardhet e vërteta, pasi siç e thashë jo vetëm që nuk kam pasur qëllim për ta vrarë, por as për t’i shkaktuar ndonjë lloj dëmtimi. Aktualisht jam i rënduar psikologjikisht dhe nuk mund të jap të dhëna të tjera për shkak të gjendjes psikologjike, pasi jam edhe i shokuar.”, mësohet të jetë shprehur i riu, i cili ndodhet pas hekurave për akuzën e ‘vrasjes nga pakujdesia’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit