Ndeshja Kosovë-Turqi është finalja e vlefshme për fazën “play off” të Botërorit.
Ky takim do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nis prej orës 20:45, nga ku nuk kanë munguar as edhe tensionet mes tifozëve.
Sipas burimve bëhet me dije se disa tifozë turq janë arrestuar nga policia, për shkak të trazirave të shkaktuara.
Kosova ëndërron të luajë në Botërorin e parë të saj.
Ndërkohë Turqia kërkon të rikthehet në këtë kompeticon pas 24 vitesh mungesë.









