Sot, tri skuadra shqiptare do të luajnë ndeshjet e kthimit në turin e tretë të Ligës së Konferencës, duke kërkuar përmbysje për të siguruar kalimin në fazën tjetër. Kampionia e Kosovës, Ballkani, Drita e Gjilanit, dhe kampionia e Malit të Zi, Deçiçi i Tuzit, do të përballen me sfida të rëndësishme pas humbjeve minimale në ndeshjet e para.
Ballkani i Ilir Dajës, që humbi 1-0 në shtëpi ndaj Larne nga Irlanda, do të përpiqet të rikuperojë disavantazhin për të siguruar kalimin në “play-off”. Drita e Gjilanit, që pësoi një humbje 1-0 në Letoni ndaj Audës, ka besim se mund të arrijë përmbysjen e nevojshme në ndeshjen e kthimit.
Nga ana tjetër, Deçiçi i Tuzit ka shpresa për kualifikimin historik, por për të arritur këtë, duhet të përmbysë disavantazhin 1-0 ndaj HJK Helsinki. Nëse arrihet kualifikimi, Ballkani do të bëjë për herë të tretë radhazi në raundin “play-off”, ndërsa Drita dhe Deçiçi do të arrijnë për herë të parë këtë fazë.