Gena Rowlands, aktorja e njohur për rolet e saj të jashtëzakonshme në filma si “A Woman Under the Influence”, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.
Ajo ishte e njohur për punën e saj të spikatur në filmat e drejtuar nga bashkëshorti i saj, John Cassavetes. Rowlands u diagnostikua me sëmundjen Alzheimer pesë vjet më parë, njoftoi djali i saj në qershor.
Rowlands, që filloi karrierën e saj të suksesshme në Broadway me dramën “Middle of the Night” në vitin 1956, vazhdoi të ndriçonte ekranin me një gamë të gjerë rolesh, duke përfshirë atë në filmat e hollivudit dhe regjisorët e pavarur.
Ajo mori një çmim nderi “Oscar” në 2015, dhe ishte një inspirim për shumë aktorë të tjerë, përfshirë Cate Blanchett.








