Një sherr i ashpër mes adoleshentëve pranë “Kullës së Qendresës” në Kukës ka lënë të plagosur rëndë një 15-vjeçar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:45, dhe i riu mori ndihmën e parë në urgjencën e Kukësit përpara se të transportohej në Spitalin e Prizrenit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe identifikuar autorët.