Gjatë 10 ditëve të fundit, Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në kuadër të sezonit veror, duke proceduar penalisht 12 individë për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi dhe duke vendosur 717 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Masa administrative përfshijnë:
262 për parakalime të gabuara
30 për mosvendosjen e rripit të sigurimit
19 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit
27 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse
18 për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit
16 për mungesë të polices së sigurimit
78 për parkim të gabuar
320 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor
Policia apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe për shmangien e sjelljeve të rrezikshme në rrugë.