Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në fshatin Ketë në Xibër, Klos, duke rrezikuar masivin pyjor të zonës.
Flakët e zjarrit, të cilat fillimisht nisën në fshatin Mal Vilëz në Njësinë Administrative Zall – Bastar të Tiranës, janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Vatra e zjarrit ka prekur zonën e bukur të Ketës, e cila është e njohur për pemët e saj të llojeve halore Ahu. Banorët raportojnë se flakët po përhapen në të gjithë masivin pyjor, duke rritur rrezikun për një dëm të madh ekonomik.
Shërbimi zjarrfikës i Klosit është në vendngjarje dhe është duke punuar për të ndihmuar në kontrollimin e zjarrit.









