Në fshatin Dhërmi, u arrestua 28-vjeçari L. Xh. për shkak të ndezjes së fishekzjarreve gjatë një eventi privat, që shkaktoi një zjarr të madh dhe dëmtim të konsiderueshëm të pyllit.
Zjarri përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme.
Hetimet dhe bashkëpunimi me banorët dhe pushuesit e zonës ndihmuan në kapjen e autorit.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme, ndërsa L. Xh. përballet me akuzën për “Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve dhe mjedisit pyjor”.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për mbrojtjen e mjedisit dhe pyjeve.