-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbi jetën tre ditë më parë/ Familjarët e 61-vjeçares akuza mjekëve: Në spital nuk i bënë asgjë, ik se ke ankth, stres

Kryesoret

Tre ditë më parë një 61-vjeçare ka humbur jetën në spitalin rajonal të Korçës.
Familjarët e 61-vjeçares Tatjana Dajko kanë hedhur akuza ndaj bluzave të bardha të spitalit të Korçës. Ata shprehen se mjekët nuk i kanë dhënë kujdesin e duhur dhe i akuzojnë për neglizhencë.

Vajza e 61-vjeçares Klotina Topulli tha se në mëngjes mamaja e saj kishte shtërngim te gjoksi dhe dhimbje mes të shpatullave dhe vëllai i saj e kishte marrë dhe e kishte dërguar në urgjencën e spitalit.

“I kanë bërë 1 qetsues dhe i kanë vënë një hapje nën gjuhë. Qëndroi 10 min shtrirë dhe i thanë ngrihu se erdhi tjetri, ulu te stolat te korridori i urgjencës. U ul aty priti pak dhe i vajti tek dera doktoreshës i tha a do ma matni prap tensionin, ajo i tha ik se nuk ke asgjë ke ankth, stres”, u shpreh vajza.

Më pas ajo tha se pasi mamaja po bëhej keq e kanë dërguar me makinë në spital dhe sa arritën te dera ajo pati hemoragji nga hundët dhe goja dhe vdiq.

“Duhet të marrë masat shteti, mos e pastë fatin asnjë siç e pati mamaja ime nga doktorët. Nuk vuante nga asgjë, ishte 61 vjeç, mbushi atë ditë që vdiq. Në spital nuk i bënë asgjë, kur kam hyrë në 19:30 në spital që mamaja ime sa hyri te dera e spitalit ishte e vdekur ata kanë marrë EKG-në t’ia bënin.

Kam bërtitur me të madhe të hapin kamerat, të shikohen. Ku u gjet EKG-tani pse nuk ju bë kur ishte e gjallë. Nuk i kanë bërë asgjë, e bënë më keq”, tregoi vajza e 61-vjeçares.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit